Parti të vogla me ambicie të mëdha!  

    Dalja e Izet Mexhitit nga partia e tij amë BDI, e Maksim Dimitrievskit nga LSDM-ja por edhe e Arijanit Hoxhës nga Lëvizja e BESA, ka ngritur dilema të mëdha në opinion rreth mundësisë të këtyre partive politike për të pasur sukses në zgjedhjet e ardhshme. Derisa flitet se edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska të formoj partinë e saj politike.

    Çështjet që ngriten në opinion është se ku qëndron dallimi mes këtyre partive politike dhe sa prej tyre mund të kenë sukses në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deri më tani sa është mundur të vërehet shkëputja e figurave kryesore nga partitë amë dhe formimi i partive të reja nuk është që në thelb dallojnë aq shumë. Qëllimet dhe programet thuajse janë të njëjta.

    Fuqia e tyre elektorale nuk dihet ende, derisa Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, ka filluar bashkëpunimin me Lëvizjen Besa dhe Alternativën dhe me të gjitha gjasat këto tre partitë politike priten të shkojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen. Retorika e tyre është se ata planifikojnë të fitojnë pushtetin.

    Nga ana tjetër, analisti Agim Jonuz, për gazetën KOHA, ka deklaruar se problemi i partive të reja politike është se ata po formohen me personat e njëjtë dhe me ide të vjetra. Ku siç tha ai, ata gati kanë edhe programin e njëjtë nga partitë e tyre amë. “Partitë e reja politike, e sidomos ata shqiptare do ta ndajnë votën dhe do marrin një pjesë të votave por që të njëjta vota do të shërbejnë për kombinatorika pas zgjedhjeve për formimin e Qeverisë së re. Problemi më i madh në kampin shqiptar është formimi i madh i partive politike, derisa nuk ka nevojë për më shumë se dy apo tre parti politike. Ku edhe të gjitha kërkojnë vota në emër të çështjes shqiptare, për të cilën edhe uroj që kur të jetë në pyetje interesi kombëtar të bëhen bashkë”, shtoi ai. Jonuz, gjithashtu shtoi se nuk pret ndonjë dallim të madh në një të ardhme të afërt mes partive të reja dhe atyre të vjetra qoftë në kampin shqiptar apo atë maqedonas.

    Ndërkohë blloku opozitar i partive shqiptare ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të marrin një vend në KSHZ që ju takon sipas Kodit Zgjedhor, por ende nuk kanë marr një përgjigje nga Xhaferi.  Vitet e fundit, OSBE/ODIHR ka dhënë një numër të madh rekomandimesh për përmirësimin e procesit zgjedhor. Ndër to janë: Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për ta harmonizuar brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, për të qenë në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira, që autoritetet të tregojnë më shumë vullnet politik. për të siguruar një ndarje të mjaftueshme mes shtetit dhe partisë, për të inkurajuar pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor dhe në marrjen e vendimeve politike…

    Në të njëjtën kohë që Kodi Zgjedhor po përmirësohet, dilema vazhdon: a do t’i kemi të dyja zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare këtë vit (siç kërkojnë partitë opozitare) ose zgjedhjet do të mbahen ende në mandatin e rregullt – presidencial në mars-prill, dhe parlamentar pas 5 majit 2024. Cilido qoftë afati, është e sigurt se partitë do të garojnë sërish në këto zgjedhje sipas Kodit Zgjedhor, me të cilin Maqedonia e Veriut, ka gjashtë njësi zgjedhore. Ai model elektoral favorizon partitë e mëdha në “llogarinë” e të cilave kalojnë votat e partive më të vogla.

    Ndryshe, partitë e vogla nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për të ndryshuar modelin zgjedhor për të rritur shanset e tyre për më shumë mandate parlamentare. Kërkesa është dorëzuar në mars të vitit 2021 dhe ende nuk kemi ardhur në një gjuhë të përbashkët. Derisa kundërshtari më i madh i kësaj ideje është BDI.

    Lajmi Paraprak

    POROSIT APARAT TEKNIK, TË VJEN LODËR! Mashtrimet në tregtinë në internet

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e BE-së mbajnë 700 milionë celularë të vjetër në sirtarët e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë