Partia e ish-kryeministrit të vrarë dy ditë më parë fiton zgjedhjet në Japoni

    Dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, partia Liberale Demokratike sipas sondazheve ka fituar sërish shumicën e vendeve në parlamentin japonez.

    Partia Liberal Demokratike dhe partneri në koalicioni Komeito pritet të fitojnë 83-125 vende në dhomën e sipërme.

    Shinzo Abe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2020, ku më pas dha dorëheqjen, por pa hequr dorë nga fushata, gjatë së cilës edhe u vra duke mbajtur një fjalim, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ndaj tij solli më shumë mbështetje për forcën politike.

    “Unë mendoj se është e rëndësishme që ne arritëm t’i përfundonim zgjedhjet,” tha kryeministri Fumio Kishida për NHK, duke shtuar se ai dëshiron të trajtojë pandeminë, çështjet e lidhura me Ukrainën dhe inflacionin.

    Kishida kishte këmbëngulur që zgjedhjet të vazhdonin pavarësisht vrasjes, duke thënë se “nuk duhet të lejojmë kurrë që dhuna të shtypë fjalimin”.

    Vrasja e Abe tronditi kombin dhe shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën. Personi i akuzuar për vrasjen e tij, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, është në paraburgim dhe u ka thënë hetuesve se kishte vënë në shënjestër Abe sepse besonte se politikani ishte i lidhur me një organizatë të paidentifikuar. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Kriza trokiti përsëri, subvencionet e mbushën buxhetin apo jo?

    Lajmi i rradhës

    Natë vetmitare

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë