Partitë nuk janë ulur të bisedojnë për modelin një njësi zgjedhore

    Partitë më të mëdha politike nuk përcaktojnë kriterin e tyre rreth pragut të mundshëm në zgjedhor, në rast se arrihet konsensusi për një njësi zgjedhore. Edhe pse deri tani nuk ka nismë për rikthimin e negociatave politike rreth legjislativës zgjedhore, ata flasin publikisht për këtë çështje. LSDM-ja shton se propozimi i partive më të vogla për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura ka marrë gjithmonë mbështetjen e tyre por nevojitet konsensus mes të gjitha partive.

    “LSDM-ja është partia e parë e cila e mbështeti këtë kërkesë të partive më të vogla dhe “po”, LSDM-ja është për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, tha ndër të tjera Bogdanka Kuzeska, LSDM.

    VMRO-DPMNE-ja thotë se në debatin që do të hapet rreth zgjedhjeve të parakohshme, është e gatshme të diskutojë edhe për një njësi zgjedhore.

    “Sa i takon çështjes së një njësie zgjedhore, ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë çështje sepse ne jemi të ndershëm në qëllimet tona. Nuk jemi si LSDM-ja që t’i manipulojmë partitë më të vogla”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

    Por, partia e Mickoskit nuk heq dorë nga propozimi për zgjedhje të parakohshme të cilat thonë se do të ndodhin patjetër. Ata shprehen të gatshëm të sfidojnë pushtetin, pa modelin e Qeverisë teknike.

    “Në atë propozim-ligj të cilin do ta propozojmë dhe të cilin e paralajmëroi kryetari Hristijan Mickoski do të fshihen diku 9 pika nga ligji të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë teknike të cilën e patëm mundësinë ta shohim si ka funksionuar gjatë viteve të kaluara para zgjedhjeve”, u shpreh Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

    LSDM-ja beson se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme dhe nuk janë të gatshëm të negociojnë për të.

    “Kërkesa e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit edhe një herë e konfirmon frikën e tyre nga puna e keqe e kryetarëve të komunave. Ajo që mund të shihet te VMRO-DPMNE-ja është dëshira e madhe që të vinë në pushtet me çdo çmim”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

    Kërkesën për zgjedhje të parakohshme e refuzojnë të gjitha partitë e pushtetit dhe e mbështesin partitë opozitare. Sipas këtyre të fundit, zgjedhjet e reja duhet të mbahen në pranverë të këtij viti. Pushteti thotë se zgjedhjet e rregullta do të mbahen në vitin 2024. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ohri e Struga duan mysafirë me xhepat plot

    Lajmi i rradhës

    “Stop bartjes së maskave në shkollë”: Është absurde që fëmijët në kënde lojërash të qëndrojnë pa maska, e në shkollë të jetë e detyrueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë