Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”

    Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Alfa” është fytyra e vërtetë e gjyqësorit, ndërsa pushteti nguron për ta zbardhur, pasi sipas tyre kanë çështje tjera primare, si furnizimi me pasaporta i kriminelëve dhe lirimi i tyre përmes miliona eurove.

    “Një rast për të cilin edhe ekspertiza e pavarur ka dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve, nuk po rishqyrtohet vetëm e vetëm për t’i ikur kësaj të vërtete të madhe për të cilën ne flasim vazhdimësi. Regjimi hibrid i mbështetet edhe nga disa parti dhe deputet shqiptarë të kapur peng, liron dhe amniston kriminel të dëshmuar, jep pasaporta për kriminel botëror, ndërsa mban padrejtësisht në burgje qytetarë të pafajshëm”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

    Lëvizja Besa vlerëson se deri tani mjaft indikacione janë shpalosur që rasti të zbardhet dhe njerëzit e pafajshëm të lirohen nga dënimet me burg.

    “Gjitha indikacionet e publikuara tregojnë se rasti “Alfa” është një rast i montuar dhe se persona të pafajshëm janë burgosur. E rëndësishme është që ky rast të zbardhet dhe drejtësia të vendoset në vend. Tentimi për të politizuar apo përfituar nga ky rast tregon fytyrën e vërtetë të atyre që mbi një dekadë nuk i zgjidhin problemet dhe mundohen me raste të caktuara të përfitojnë pikë politike, gjë që shumë shpejtë do t’u kthehet bumerang”, thonë nga Lëvizja Besa.

    Alternativa e cila në programin për bashkëqeverisje me LSDM-në ka edhe zbardhjen e rasteve të montuara thotë se me rastin në fjalë do të merren pas konsolidimit të kabinetit qeveritar. Nga Partia e Afrim Gashit thonë se do ta mbajnë fjalën për të kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për rastet e montuara gjyqësore.

    “Ky rast bie në listën e rasteve për të cilat ka dyshime se ka pasur ndikime politike. Sapo të konsolidohemi në kabinetin qeveritar, ne do ta bëjmë punën tonë, për të cilën jemi zotuar, të kërkojmë ekspertizë ndërkombëtare për të proceseve gjyqësore për të cilat ka dyshime për ndikime politike. Urojmë që e vërteta të dalë në shesh dhe njerëzit të fitojnë lirinë”, thonë nga Alternativa.

    Ditë më parë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se rasti “Alfa” ka pritur mjaft dhe se organet duhet të veprojnë në kohë për zbardhjen e tij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshillimi Kombëtar -shteti emocional i Ramës

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët apel Qeverisë: Ngrini çmimin e energjisë elektrike, ulni akcizën për karburantet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë