Pas 16 ditësh kërkim gjendet i vdekur Iqerem Lutfiu

    Familjarët e 62 vjeçarit Iqerem Lutfiu nga Tetova pas 16 ditësh gjetën trupin e pajetë të familjarit të tyre, i cili ishte paraqitur si i zhdukur prej më datë 30.12.2021 nga familja e tij, njoftojnë nga SPB Tetovë për Nistori.

    “Sot (16 janar) rreth orës 11.30-11.40, në ujërat e lumit Shkumbim, në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova, për të cilin më datë 31.12.2021 është raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Disa ditë më vonë pasi I.L. janë kryer kërkime intensive me ekipet e SPB-së Tetovë, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe qen kontrollues. Në koordinim me Prokurorin Publik dhe me pjesëmarrjen e mjekut ligjor organizohet inspektimi në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 20 komuna ende nuk kanë paguar administratorët e angazhuar në zgjedhje

    Lajmi i rradhës

    Tymi i gazit dhe tymnaja për të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë