Pas 30 vitesh padrejtësi nëpër gjykatat vendore, Supremja i jep të drejtë Baki Sulejmani

    “Me këtë vendim është dëshmuar se vendimi i Gjykatës së Apelit ka qenë i jashtëligjshëm, nuk janë respektuar ligjet në fuqi për çështje poseduese, si dhe ndaj gjyqtarëve që vendosën në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut është ngritur procedurë gjyqësore nga avokatët për shkarkimin e tyre për punë joprofesionale dhe shkelje të ligjeve”, thotë Sulejmani, i cili për 30 vjet u sorollat në gjykatat e vendit.

    Vendimi i Gjykatës së Apelit në Gostivar i sjellur më 22 janar të këtij vitit kur Baki Sulejmanit nga Gostivari i mohohej e drejta e posedimit të pronës së tij të ndërtesës përgjatë lumit Vardar e ndërtuar në vitet e 90-ta, është shfuqizuar nga ana e Gjykatës Supreme në përbërje prej gjashtë anëtarëve, më datë 6 maj të këtij viti. Me këtë shfuqizim, Baki Sulejmani fiton kontestin gjyqësor në shkallën më të lartë të gjyqësorit në vendin tonë për pronën e tij, që ka zgjatur 30 vite. Ai pret që institucionet tjera të respektojnë këtë vendim. “Këtë vendim duhet ta respektojnë Komuna e Gostivarit, Kadastra e Maqedonisë së Veriut, Njësia pronësoro-juridike njësia rajonale në Gostiva dhe institucionet tjera. Me këtë vendim është dëshmuar se vendimi i Gjykatës së Apelit ka qenë i jashtëligjshëm, nuk janë respektuar ligjet në fuqi për çështje poseduese, si dhe ndaj gjyqtarëve që vendosën në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut është ngritur procedurë gjyqësore nga avokatët për shkarkimin e tyre për punë joprofesionale dhe shkelje të ligjeve”, thotë Sulejmani, i cili për 30 vjet nuk mundi ta kthejë pronën e familjare.

    Në ndërkohë, një ditë para festës së Kurban Bajramit, kësaj familje i trokasin në dyer përmbaruesit. Ai thotë se ndërhyrja e përmbaruesve ka qenë e padrejtë, sepse nuk është respektuar vendimi i instancës më të lartë gjyqësore në vend. “Po ashtu është inicuar procedurë në polici dhe prokurori kundër përmbarueses Vesna Jakimovska nga Gostivari, e cila sipas detyrës zyrtare, është dashur vet të konstatojë se vendimi i Gjykatës së Apelit është i papërmbarueshëm dhe i pavlefshëm, kurse e njëjta – edhe pse ka qenë e njoftuar më herët nga urdhërdhënësi i saj se Gjykata Supreme që në maj ka vendosur në favor tonë, ajo ka dërguar tek familjarët vendim për përmbarim, si dhe ka kërcënuar se menjëherë pas festës së Bajramit, do të vijë bashkë me policinë, dhe do të përmbarojnë vendimin e tani të shfuqizuar. Për pasojë, familjarët e mi – respektivisht nëna humbja e vetëdijes ka marrë lëndime të rënda trupore, si dhe sulm në kokë, që është konstatuar edhe nga mjekët”, sqaron Sulejmani.

    Prandaj, ai apelon që Prokuroria Publike, Ministria e Drejtësisë dhe policia urgjentisht të marrë masa deri në marrje të licencës së përmbarueses për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. “Apelojmë tek Këshilli gjyqësor që duke pasur parasysh se të gjitha pohimet e parashtruara në procesin kundër gjyqtarëve në Këshillin gjyqësor, si dhe duke pasur parasysh edhe revizionin nga Gjykata Supreme, të marrin masa urgjente për shkarkimin e gjyqtarëve që shkaktuan madje edhe tragjedi në familjen sonë. Gjatë javës së fundit, për çdo ditë kemi qenë të linçuar dhe intimiduar nga ana e përmbarueses Vesna Jakimovska”, thekson Sulejmani. Ai shpreson se në një periudhë të shkurtër, Gjykata e Apelit do të sjellë vendimin përfundimtar me çka pas 30 viteve, duke u endur nëpër labirintet e institucioneve të drejtësisë, më në fund drejtësia do të triumfon edhe në formë zyrtare./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Çfarëdo që të jetë vendimi i UNESKO-s, Ohri dhe Liqeni i Ohrit janë pasuria jonë që duhet ta ruajmë

    Lajmi i rradhës

    Divorcet që po shkatërrojnë edhe fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë