Pas publikimit të videos skandaloze, jep dorëheqje bashkëpunëtorja e Boris Johnsonit: Do të pendohem gjatë gjithë jetës sime (Video)

    Një ndihmëse e afërt e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje pasi u shfaq një video në të cilën ajo qeshte dhe bënte shaka me ndejën e organizuar në ndërtesën qeveritare gjatë kohës sa ishin marr masa të rrepta për të luftuar pandeminë gjatë Krishtlindjeve.

    Allegra Stratton ishte zëdhënësja e Johnson kur u xhirua video në dhjetor të vitit 2020. Detyra e saj e fundit ishte ajo e zëdhënëses së qeverisë në konferencën e klimës COP26.

    “Me sjelljen time ula rëndësinë e rregullave, të njëjtat rregulla që të tjerët duhej t’u përmbaheshin. Nuk ishte qëllimi im. Do të pendohem gjatë gjithë jetës sime”, tha para gazetarëve Stratton.

    “Unë e kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e njerëzve. Kërkoj falje për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre, që ishin të vetmuar ose u munduan të mbanin bizneset e tyre. Më vjen shumë keq dhe po jap dorëheqje”, shtoi ajo.

    Në një video që u shfaq në ITV, Allegra Stratton u shfaq në Downing Street në vitin 2020 duke qeshur dhe bërë shaka gjatë përgatitjes së një konference të përditshme për shtyp.

    Në një tubim në Downing Street, dhjetëra miliona njerëz në mbarë Britaninë u ndaluan të takohen me familjen dhe miqtë në festimet tradicionale të Krishtlindjeve, madje edhe në funeralet e të afërmve të vdekur.

    Pamjet u publikuan në një kohë kur qeveria britanike po rikonsideron vendosjen e kufizimeve të reja për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Omicron. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon problemi me mbeturinat në komunën e Zhelinës, kryetari Blerim Sejdiu ndërpret kontratën për shkak të mospërmbushjes së obligimeve kontraktuese

    Lajmi i rradhës

    Radulle Steviq dhe tenderët e tij nga institucionet e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë