Paulo Coelho: Pushtimi i Ukrainës, do të rrisë rusofobinë

    Shkrimtari brazilian Paulo Coelho ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës do të prodhojë një klimë që do të rrisë urrejtjen ndaj Rusisë. Coelho, i cili është autor i romanit të mirënjohur “Alkimisti”,  thotë përmes një postimi në Twitter se  “Kriza e Ukrainës po krijon justifikime për të rritur fenomenin e Rusofobisë”.

    Shumë prej përdoruesve të mediave sociale e kritikuan qëndrimin e shkrimitarit, dhe shumë prej i kërkuan Coelhos të pranonte ndikimin shkatërrues të pushtimit rus dhe të publikonte foto të viktimave dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga ushtria ruse.

    Duke iu drejtuar kritikave, Coelho vazhdoi të shkruante: “Isha në Lviv, Kiev, Odessa, Jaltë, Çernobil (Ukrainë). Kam kaluar 10,000 km me tren nga Moska në Vladivostok (Rusi). Po, ka një luftë: por mos fajësoni njerëzit e zakonshëm”

    Lajmi Paraprak

    Cilat zakone të të ngrënit dëmtojnë zorrët

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë