Pavarësisht çmimit të karburantit, shqiptarët nuk heqin dorë nga automjetet

    Pavarësisht çmimit të lartë të karburantit, por dhe trafikut të rënduar në qytetet e mëdha, shqiptarët nuk heqin dorë nga përdorimi i automjetet.

    Këtë e tregon dhe raporti i fundit i INSTAT-it. Në 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 39 mijë automjete të reja dhe të përdoruara në Shqipëri. Kjo shifër shumë e lartë kontribuon në rëndimin e trafikut, por edhe në ndotjen e ajrit.

    Aktualisht në Shqipëri janë në qarkullim 848.127 automjete dhe shifra po rritet çdo vit.

    Ndërkohë nuk po ndodh e njëjta gjë më shtimin e rrugëve apo zgjerimin e tyre, të paktën jo me ritmin sa po shtohen automjetet.

    INSTAT-i raporton se sot në Shqipëri gjatësia e rrjetit rrugor është 3.606 km e klasifikuar sipas kategorive autostradë, rrugë interurbane apo urbane dhe rrugë lokale.

    Por ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e rrugëve në vend janë dytësorë, ato zënë rreth 74,2% të gjatësisë së rrjetit rrugor, pra gati 3 të katërtat e të gjithë rrugëve.

    Ndërkohë INSTAT-i raporton se qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore në qarkullim janë Gjirokastra me 2,2% dhe Kukësi me 2,3%./kp/

    Lajmi Paraprak

    Ku janë plazhet më të gjata në botë?

    Lajmi i rradhës

    LD: Ikja masive e rinisë, rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë