PDE do të udhëhiqet nga Arjanit Hoxha: Jemi një frymë e re dhe me ide të qarta

    U mblodh sot Kuvendi themelues i Partisë Demokratike Evropiane, subjekt i ri politik i cili do të drejtohet nga Arjanit Hoxha. Hoxha tha se ai dhe mbështetësit e tij nga sot hapin një kapitull të ri pasi ndërmorën një veprim politik i cili ju ishte imponuar, siç tha ai, për shkak se dikush ishte munduar të ua shesë antivlerën për vlerë. 

    “Jemi një frymë e re, me ide të qarta, duke u bazuar në orientimin tonë pro perëndimor dhe duke synuar aplikimin e praktikave më të mira evropiane në vendin tonë, tha Hoxha në fjalimin e tij para të pranishmëve duke shtuar se “Do jetë vështirë, do jetë betejë gjeneratash, konceptesh dhe qasjesh, por ne jemi të bindur që jemi gjenerata e ndryshimeve dhe ne do t’ia dalim”, përfundoi ai.

    Arjanit Hoxha ka qenë sekretar i përgjithshëm dhe më vonë nënkryetar i Lëvizjes Besa.

    Lajmi Paraprak

    Ku ka mbetur vetting-u në drejtësi?

    Lajmi i rradhës

    Ardhja e Albin Kurtit “tronditi” Maqedoninë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë