Pelivanov cakton prokurorë të ri për lëndët e pambaruara të Ruskovskas

    Udhëheqësi i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Trajçe Pelivanov cakton prokurorët për vazhdimin e procedurave para hetimore për dy lëndë të cilët nuk arriti t’i formulon në akuzë prokurorja e suspenduar Villma Ruskovksa.

    Mbi keqpërdorimet e mundshme në Policinë Financiare do të heton prokurorja Lile Stefanova, ndërsa për Qendrën Teknike “Via Komerc” në Shkup do të heton Katerina Kolareviq.

    VIZRT- Prokuroria Publike “Lënda e formuar pas kallëzimit penal anonim kundër disa personave në Drejtorinë e Policisë Financiare i është besuar prokurores Lile Stefanova nga Departamenti për ndjekjen e veprave penale të cilat kryhen nga persona me kompetenca policore.

    Lënda për Qendrën e Kontrollit Teknik “Via Komerc” i është besuar prokurores së krimit të organizuar Katerina Kollareviq”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Jep dorëheqje Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes

    Lajmi i rradhës

    Analisti Lubonja komenton shembjet e paligjshme të IKMT-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë