Analisti Lubonja komenton shembjet e paligjshme të IKMT-së

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shembjet e paligjshme të IKMT-së këtë të premte në ambientet e Prestige Resort në Golem.

    Lubonja në një intervistë për News24 tha se Rama po drejton shtetin me logjikën e mafies.

    Duke komentuar lëvizjet e bëra me drejtuesit e IKMT, Lubonja tha se Rama po vendos në krye të institicioneve “jesmenë” që mund “të bëjnë ato që do ai”.

    Që këtu nuk kemi të bjëmë me ndonjë kujes për territorin sic lexova në një deklaratë të qeverisë, nuk ia vlen të japësh as argumente.

    Boll të shikosh cfarë po ndodh me territorin e Tiranës të shohësh cka ndodhur në Durrës dhe plazhin e Durrësit nën drejtimin e PS.

    Të shohësh si po shkatërohet territori për klientët e Ramës me ato të famshme investime strategjike për të kuptuar që Rama se ka këtë ndjeshmëri as në fijen e fundit të qimeve të flokëve të tij.

    E kotë të kundërshtosh faktin që këtu s’kemi të bëjmë me ndjeshmërinë e Ramës ndaj shtetit të së drejtës, se veprime të tilla s’kanë lidhje me këtë por kanë lidhje dhe këtë e kemi të qartë, me logjikën e shtetit që punon me logjikën e mafies.

    Mafia në Itali punon me “pica”, nëse nuk i dërgon “picën”, “taksen” apo hesapin vjen të shkatërron dyqane.

    Këtu kemi një shtet mafioz që vepron me logjikën e mafies po me një shkallë me te gjere se ka kapur gjithë shtetin, ka në dorë policinë, drejtësinë.

    Këtu ka goditje ndaj politikave editoriale, por pyetja që ngrihet këtu është më e rëndësishme. Kemi të bëjmë me një hakmarrje ndaj Hysenbelliut? Një marrëzi të shtuar apo me një strategji që synon më shumë se kaq?

    Unë mendoj që ka të dhëna që mund të jetë e dyta dhe ky është shqetësimi.

    Hiqet një drejtor dhe vendoset një drejtoreshë e IKMT që ndërmerr një veprim. A është thjesht kaq kjo? Apo kemi të bëjmë, hiqet shefi i policisë pa e ditur se pse.

    Dua të them që Rama duke u ndjerë i pasigurt dhe te njerëzit e tij për shkak të zullumeve dhe krimeve që ka kryer, se ka një masë cdo gjë dhe Enver Hoxha nisi eleminimin e njerëzve të tij e emëronte jesmenë, pra ky njeri vendos njerëz që mund të bëjnë cdo gjë që do ai, kjo mund të jetë parathënie e veprimeve të tjera të rrezikshme”, tha Lubonja. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Pelivanov cakton prokurorë të ri për lëndët e pambaruara të Ruskovskas

    Lajmi i rradhës

    Pa rënë në kurthin e euforisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë