Pendarovski: askush nuk duhet të dënohet për patentën e shoferit

    Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski thotë se është e papranueshme që qytetarët të vendosen në ankth dhe panik në lidhje me atë nëse do të dënohet, në rast se vozisin brenda territorit të shtetit me patentë shofer me emrin e vjetër të shtetit, përcjell Nistori.

    Pendarovski u bën apel të gjitha partive politike që të bëjnë ndryshime të Ligjit për Siguri në Trafik por edhe të normave tjera ligjore, me qëllim që qytetarët që kanë afat në patentat e tyre të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, lirshëm të vozisin në territorin e vendit tonë.

    “Askush nuk duhet të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e shoferit të pandryshuar, pa fajin e qytetarëve, të cilat nuk kanë skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të llogaritur nga momenti i lëshimit, veçanërisht për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë”, thekson Pendarovski.

    Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se nga ora 00:00 e datës 13 shkurt 2024 nuk do të vlejnë pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë dhe do të jenë të vlefshëm vetëm pasaportat dhe patentë shoferët me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    67 për qind e fshatrave në Pollog nuk kanë ujë cilësorë

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Nuk mund ta zhbëjmë vendimin për dinarin serb

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë