67 për qind e fshatrave në Pollog nuk kanë ujë cilësorë

    Banorët e vendbanimeve rurale në rajonin e Pollogut vazhdojnë të konsumojnë ujë jocilësor. Problem janë fshatrat ku uji nuk dezinsektohet dhe vjen deri tek ndotja e ujit, thonë në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Rezultat e kryera gjatë vitit të kaluar nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë tregojnë se nuk ka përmirësim të gjendjes së ujit krahasuar me vitin 2022.

    “Në bazë të planit, kemi marrë afër 403 mostra që do të thotë se analizat për çdo fshat janë kryer katër herë brenda një viti dhe 350 mostra janë marrë jashtë planit, ku bëjnë pjesë marrëveshjet që kemi me shumë subjekte private. Kur flasim për testimin e ujit, flasim për 82 fshatra që janë pjesë e komunave rurale në Pollog. Prej tyre, fatkeqësisht 67 për qind e këtyre fshatrave nuk kanë ujë cilësorë të pijshëm në aspektin mikorbiologjik”, thotë mjeku në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, Ratko Davidovski.

    Këto rezultate kanë dalë si pasojë e moskujdesit për burimet e ujit, të kaptazheve të ujit, ka kaptazhe të ruinuara, ka defekte të shpeshta në rrjetet e ujësjellësit.

    “Ka rezervuare të cilët janë të ruinuar, ku nuk ka zonë të rreptë të mbrojtur, ku askush nuk mund të afrohet, kurse me rëndësi është të theksohet se nuk bëhet edhe dezinfektimi I ujit rregullisht. Pra, këtu tek ne hidhet vetëm klor, por nuk bëhet dezinfektim, ndërsa në ato fshatra ku nuk ka dezinfektim rezultatet nuk janë të mira. Po ashtu këtu kemi edhe mos mirëmbajtje adekuate të rrjeteve të ujësjellësit. Gjithnjë shkon në rënie numri i bashkësive lokale që menaxhojnë me ujin, ndërsa ndërmarrjet publike komunale mundohen që të kujdesen për cilësinë e ujit për shkak të mungesës së mjeteve dhe kjo situatë na përsëritet”, thekson Davidovski.

    Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se kjo situatë duhet të merret seriozisht, sepse në të kundërtën – pasojat mund të jenë fatale.

    “Duhet që autoritetet të kenë kujdes, sepse nëse ndodhë një infektim hibrid dhe jo vetëm që sektori i shëndetësisë do të jetë i bllokuar, por pasoja do të ketë edhe sfera e ekonomisë, sepse do të ketë shumë njerëz që do të mungojnë në vendet e punës dhe pasojat mund të jenë të mëdha, si në aspektin socio-ekonomik po ashtu edhe në aspektin shëndetësor dhe me resperkusione fatale për shëndetin e njerëzve”, shprehet mjeku Davidovski.

    Sipas rezultateve, komuna e cila ka ujë më cilësor përveç Komunës së Tetovës, është ajo e Bërvenicës. Ndërkohë, ujë më pak cilësor kanë fshatrat e Komunës së Tearcës. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, thonë se Qeveria brenda një viti ndan mjete që gjashtë herë në vit të bëhen analiza, kurse që rezultatet të jenë gjithmonë të saktë duhet që të bëhen 12 analiza brenda vitit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    EShS, aty ku përfaqësimi është i zhdrejtë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: askush nuk duhet të dënohet për patentën e shoferit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë