Pendarovski-Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE

    Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me takimin me shefin e shtetit e filloi vizitën në Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.

    Pendarovski vizitën e përfaqësuesit të lartë Borrell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon e vlerësoi si konfirmim të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

    “Fillimi i negociatave për anëtarësim të RMV-së në BE është një provë e besueshmërisë së Bashkimit Evropian. Me dinamikën e re gjeopolitike, nuk po flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke marr parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur që në mars të vitit 2020 t’i nisin negociatat për anëtarësim me Këshillin e BE-së”, tha Pendarovski.

    Maqedonia e Veriut, siç theksoi kreu i shtetit, është dëshmuar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe bllokada e saj e mëtejshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme.

    Gjatë takimit Pandarovski-Borell kanë diskutuar edhe për konfliktin Rusi-Ukrainë, dhe ndikimin e tij në sigurinë e kontinentit evropian në tërësi, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit.

    Nga ana tjetër Borell përshëndeti vendimin e vendit për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

    Lajmi Paraprak

    Barbarët brenda nesh

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Vendi ynë është në BE, kështu do të jemi më të sigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë