Kovaçevski: Vendi ynë është në BE, kështu do të jemi më të sigurt

    Gjendja aktuale e status-kuos nuk i shkon askujt për shtati. Bllokada e negociatave inkuadruese për vendin ndjehet në mbarë rajonin. Është e domosdoshme Maqedonia e Veriut të ketë perspektivë të fuqishme dhe të qartë evropiane, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikët të jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përcjell Nistori.

    “Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidatë që në ditën e parë të konfliktit iu bashkëngjitëm aleateve tanë NATO-s dhe ShBA-së. Sot jemi dëshmitare të agresionit që ka shkaktuar shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë, Kemi dhe një numër të madh të refugjatëve. Evropa e Bashkuar mund të jetë një Evropë e fortë. Unë me kolegun tim bullgar po bëjmë përpjekje që përmes dialogut ti zgjidhim çështjet e hapura. Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Evropë më të fortë”, tha Dimitar Kovaçevski.

    Kovaçevski madje nënvizoi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave.

    Borell: Biseduam edhe për shqetësimet e qytetareve, për shtrenjtimin e energjisë dhe ushqimit

    Krahas konfliktit Rusi-Ukrainë, në takimin e sotëm Kovaçevski-Borell, është biseduar edhe për rritjen e çmimeve të energjisë dhe gjërave ushqimore. Borell gjatë konferencës për media njoftoi për pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Lufta e Putinit nuk është vetëm luftë me Ukrainën, por bëhet fjalë për siguri në gjithë kontinentin evropian. Ne duhet të flasim me anëtaret e ardhshme të BE-së, të falënderojmë për qëndrimin e fortë dhe mbështetje e fortë kundër luftës në Ukrainë. Jemi kah fundi i miratimit të pakos së katërt të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Borell.

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së derisa komentoi kontestin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha se inkurajon të dyja palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

    “I inkurajoj të dyja palët që të zgjidhin çështjet bilaterale, sepse procesi i zgjerimit nuk mund ta vazhdoj pa zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Te gjithë aktorët duhet të punojnë në zbatimin e reformave, në përmbushjen e axhendës evropiane. Biseduam për shqetësimin që kanë edhe qytetarët, për çështjen e sigurisë dhe rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ushqimit”, tha Borell.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski-Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE

    Lajmi i rradhës

    “Vendi i RMV-së është në BE”, Borrell: Premtim? Nuk mund të premtoj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë