Pendarovski: Edhe fëmija më i vogël në RMV e di se çfarë duhet të bëjmë për BE-në

    Për presidentin Stevo Pendarovski, agjenda për Bashkimin Europian është e qartë dhe nuk duhet të vonohen amendamentet kushtetuese, por ai konsideron se aktualisht nuk ka konsensus kombëtar për ndryshime, përcjell Nistori.

    “Ne ishim kandidat për 17 vjet dhe mendoj se fëmija më i vogël në vend e di se çfarë duhet të bëjmë për BE-në, por detyrimi më i madh është mbi ne që jemi zgjedhur të marrim vendime. Agjenda jonë është e qartë dhe nuk duhet të zvarritemi. Aktualisht nuk kemi një konsensus kombëtar për të vazhduar drejt Bashkimit Europian. Detyrimi i parë në këtë kuptim është ndryshimi i Kushtetutës dhe këtu duhet të dëshmosh nëse je për BE apo jo. Nëse këtu përveç maqedonasve jetojnë edhe gjashtë komunitete të tjerë, pse është kontestuese të sillen bullgarë, kroatë, malazezë, ndoshta edhe hebrenj.” – tha Pendarovski.

    Kreu i shtetit theksoi se qëndrimet e partive kryesore opozitare janë aq të ngulitura sa nuk sheh hapësirë për manovrim.

    Sipas Pendarovskit, zgjidhja është të shpjegosh vazhdimisht opinionin se duke përfshirë bullgarët në Preambulë nuk po e shkatërroni shtetin. Është një situatë krejtësisht beninje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani në Vienë: Nuk duhet t’i frikësohemi të ardhmes, por duhet të shfrytëzohet e sotmja për një të nesërme më të mirë

    Lajmi i rradhës

    GREVË NË “UJËSJELLËS DHE KANALIZIM” | Punojnë në -10 gradë në Sharr, rrogat ua vonojnë për 10 vite dhe punëtorët janë pa sigurim shëndetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë