Pendarovski: Konfliktet, terrorizmi, Covid-19, paqëndrueshmëria socio-ekonomike vazhdojnë të kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut

    Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në Forumin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Refugjatëve, të organizuar nga Qendra për të Drejtat e Refugjatëve dhe Migracionin pranë Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut dhe Institutin Ndërkombëtar për të Drejta Humanitare nga San Remo, përcjell Nistori.

    “Kjo konferencë është një shembull i fortë i multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar shumë të nevojshëm. Konfliktet, terrorizmi, pandemia, paqëndrueshmëria socio-ekonomike dhe financiare vazhdojnë të prishin mënyrën e jetesës në mbarë botën. Ata vazhdojnë të kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, duke shkaktuar katastrofa humanitare e përmasa të mëdha dhe një numër të paprecedentë refugjatësh – njerëz që kanë nevojë për mbrojtje ndërsa ikin nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik”, theksoi Pendarovski.

    Shtetet, siç potencoi presidenti, e kanë përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut. Prandaj, shtoi, duhet të marrim drejtimin në plotësimin e obligimeve të ndërmarra me Marrëveshjen Globale për Refugjatët dhe Forumi Global për Refugjatë.

    Covid-19, siç theksoi presidenti, i sfidon mënyrat tona të jetesës në shumë nivele, ndërsa në të njëjtën kohë na shtyn drejt rishqyrtimit të qëndrimeve tona për aspekte të ndryshme të jetës. Megjithatë, në asnjë rast nuk duhet të lejojmë që pandemia të shërbejë si arsyetim për mungesën e solidaritetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Duhet të krijohen kushte më të mira pune që të rinjtë e Maqedonisë të qëndrojnë në vendin e tyre”

    Lajmi i rradhës

    Kosova në shërbim të ShBA-së për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë