Pendarovski: Mbështesim çdo zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në vizitën e tij në Kosovë deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës si fqinj të drejtpërdrejt është e natyrshme që do të bashkëpunojnë mes vete.

    Ai tha se në takimin me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, kishin një dialog pozitiv dhe se janë të përkushtuar që ta avancojnë atë.

    “Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm dhe jemi të gatshëm që të vazhdojmë të kontribuojmë aktivisht që të kemi një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim aderimin e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale”, deklaroi Pendarovski, duke shtuar se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, por se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm i zgjidhjes përmes dialogut.

    “Besoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”, u shpreh Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    “Grupi i Kumanovës”, Osmani: Me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mund ta zbardhim rastin

    Lajmi i rradhës

    Cilësia e trajtimit është vetëm një faktor nga i cili varet vdekshmëria nga Kovid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë