“Grupi i Kumanovës”, Osmani: Me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mund ta zbardhim rastin

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pyetur nga gazetarët rreth rastit të Kumanovës, u shpreh se pas përfundimit të të gjithë procesit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi tani rasti është në gjykatën Supreme, do të kërkohet edhe ndihma e ndërkombëtarëve për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Mendoj që duhet të presim që procesi të përfundoj dhe të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, për momentin rasti ndodhej në Gjykatën Supreme, me pas juridikisht ezaurohen të gjitha proceset brenda RMV-së. Ne e kemi pa që edhe vetë kryeministri Zaev ka përmendur hetim ndërkombëtarë që do të ballafaqojnë provat dhe do të ndihmojnë që të zbardhet rasti nderi në fund, dhe besoj edhe Kosova do të ndihmoj në këtë drejtim. Kjo çështje do të diskutohet në mënyrë institucionale, gjithçka tjetër do të ishte deklarata politike që nuk ndihmon rastin”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Kodra e Diellit, sot fillon sezoni i skijimit

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Mbështesim çdo zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë