Pendarovski: mbështetje politike, Kurti mund t’i japë kujt të dojë

    Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Tetovë ka deklaruar se mbështetja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet në RMV, nuk përbën problem, madje mund të mbështesë kë të dojë, raporton Nistori.

    Ai këtë koment e bëri pas pyetjeve të gazetarëve, të cilët iu referuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë.

    “Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem”, tha Pendarovski.

    Presidenti Pendarovski sot foli edhe për mos dekretimin e Ligjit për lojërat e fatit. Ai tha kjo është për shkak se nuk mund të kalojë me flamur europian, sipas tij nevojitet që Kuvendi ta kalojë me procedurë të rregullt. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Parabola e Ekos për intelektualin… në rastin shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Deralla: dezinformatat krijojnë polarizim, ndarje dhe tensione ndërmjet njerëzve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë