Ahmeti: Edhe kur kam qenë në opozitë, kam qenë në pozitë – kemi përmbysur sisteme

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për situatën politike në vend.

    Ahmeti deklaroi se nuk e ka provuar opozitën, dhe se nuk mund të nxjerr konkluzione për funksionim të politikës nga ajo gjendje. Ahmeti tha se ka përmbysur sisteme.

    “Unë në jetën time nuk kam qenë opozitar, por kam qenë kundër sistemeve, kemi qenë të suksshëm, kemi përmbysur sisteme, por nuk kam pasur rastin në opozitë të jem dhe nuk mund të nxjer ndonjë konkluzion”, tha Ahmeti.

    I pyetur për gjendjen aktuale të BDI-së në Tetovë, ku ky subjekt politik është opozitë, Ahmeti tha se “edhe kur ka qenë në opozitë, ka qenë në pozitë”.

    “Unë edhe kur kam qenë do muaj në opozitë, në pozitë kam qenë”, tha Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    KODRA E DIELLIT – SI TA MERITOJMË KËTË BUKURI?! (FOTO)

    Lajmi i rradhës

    VMRO dorëzon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë