Pendarovski: Nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë

    “Ka pasur kthesë në kërkesat e Sofjes”- kështu thotë presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat. Ai ka thënë se Bullgaria, për t’i dhënë dritën jeshile kornizës negociuese, paraprakisht ka insistuar në marrjen e plotë të historiografisë bullgare në librat maqedonase dhe pajtim që gjuha maqedonase ka qenë dialekt i bullgarishtes deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

    “Duke kuptuar që nuk kalon, thjesht nuk është histori evropiane, nuk është argument evropian, nuk është argument për Evropën, nuk është argument për debat demokratik, ata më pas filluan të flasin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si garanci për të drejtat dhe statusin e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Stevo Pendarovski- President.

    Siç thanë më herët nga MPJ, Bullgaria aktualisht është duke diskutuar nëse kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë pjesë e kornizës së negociatave me Brukselin dhe kur do të plotësohet ky kusht.

    Presidenti Pendarovski thotë se në vendin tonë askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por problemi është nëse kjo do të ishte kërkesa e fundit e Sofjes zyrtare, sidomos gjatë negociatave për anëtarësim mes Shkupit dhe Brukselit.

    “Për momentin nuk duket kështu, por pohoj se ka konsensus politik pothuajse 100% mes qeverisë dhe opozitës, të paktën atë që dëgjoj nga deklaratat publike të faktorëve kryesorë, që të përfshihet edhe komuniteti bullgar në Preambulën e Kushtetutës”, u shpreh Stevo Pendarovski- president.

    Pendarovski, siç tha, shpreson që mosmarrëveshja me Bullgarinë të mos përjetojë skenar grek dhe të zgjasë me vite. Ai sot priti homologun e tij letonez Egils Levic, i cili tha se Maqedonia e Veriut vendin e ka në BE dhe se Brukseli duhet t’i vlerësojë kriteret që vendi ka përmbushur. Levic u takua edhe me kryeministrin Kovaçevski, i cili bëri thirrje që një konferencë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksoi se çështjet me Bullgarinë duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, jashtë procesit të anëtarësimit.

    Lajmi Paraprak

    Kërcënohet me jetë ambasadorja e Britanisë në Shkup?!

    Lajmi i rradhës

    “Stop grabitjes” dhe “No Pasaran” kërkojnë nga ministri i drejtësisë ndryshime në Ligjin për përmbarim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë