Pendarovski – Pahor: Suksesi i politikës së zgjerimit do të varet nga rasti i Maqedonisë së Veriut

    Mundësitë për tejkalimin e sfidave për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me homologun e tij slloven Borut Pahor.

    Në një takim të mbajtur si pjesë e pjesëmarrjes së Pendarovskit në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Munih, të dy presidentët theksuan se suksesi i politikës së zgjerimit do të varet nga rasti i Maqedonisë së Veriut.

    Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me zë të lartë gjatë presidencës së fundit sllovene të Këshillit të Unionit.

    Ai informoi për zhvillimet e fundit në atë kontekst dhe dinamikën e paraparë mes dy qeverive të reja, duke theksuar se Maqedonia e Veriut do të punojë me përkushtim për të gjetur një zgjidhje evropiane, dinjitoze për sfidat bilaterale me Bullgarinë.

    Lajmi Paraprak

    KATASTROFË HUMANITARE – Afganët luten vetëm për mbijetesë nën regjimin taliban

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Jam për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë