Pendarovski për rastin ”27 prilli”: Jam për rishikim të rastit, vetëm nëse ka fakte të reja

    Hasëm në mirëkuptim, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe potencoi se nuk kërkojnë amnisti ose falje, por drejtësi për të gjykuarit për rastin “27 Prilli”, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Nuk jam duke e bërë rishikimin e aktgjykimit gjyqësor, pasi nuk shoh arsye për një gjë të tillë, kjo është punë e kryer, njerëzit janë duke e vuajtur dënimin në burg, as nuk po them se aktgjykimi është sjellë pa dëshmi. Po flas për tentimet për interpretim politik të aktgjykimeve që nuk kontribuon për vendosjen e debatit politik normal në të cilin nuk do ta shihnim njëri-tjetrin si armiq të përbetuar. Qëndrimi im se nëse ka dëshmi të reja të cilat më parë nuk kanë qenë të njohura mund ta shndërrojë procesin, nuk do të thotë se unë jam duke komplotuar për rihapjen e procesit”, është deklaruar Pendarovski.

    Mickoski potencoi se pret politikanët t’i mbajnë larg duart nga aktakuzat dhe nga vendimet gjyqësore, të lirohet prokuroria dhe gjyqësia nga çfarëdo presioni politik, ndërsa çdo qytetar të ketë të drejtë për mbrojtje, ankesë, instrument të jashtëzakonshëm juridik në kushte korrekte. Presim këtë ta konfirmojë edhe Pendarovski edhe politikanët e tjerë, para së gjithash kreu i pushtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Skandali me pasaportat e falsifikuara, edhe një punonjëse e policisë e pranon fajin

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: Maqedonia si test për BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë