Është koha për t’i filluar negociatat e pranimit. Një test i vërtetë për BE-në është pikërisht çështja jonë, sepse ne jemi një vend kandidat 16 vjet, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin e përbashkët pas takimit dypalësh me Ministrin austriak për Evropën dhe Kushtetutën, Karoline Edshtadler, njofton AIM, përcjell Nistori.
Dimitrov para mediumeve theksoi se imperativi për sukses është me të vërtetë i madh këtë vit, duke theksuar se ajo që ai thotë për BE-në dhe reformat, mbështetet në premtimet nga Brukseli.
Ndërsa, ministrja austriake Edshtadler, nga ana e saj, theksoi se ajo sheh një rrezik të madh nëse për shkak të konflikteve bilaterale ose diskurseve ose çështjeve të pazgjidhura në histori, bëhet një gabim i madh dhe negociatat me vendin nuk fillojnë.
“Dua edhe një herë ta themë ofertën e Austrisë si një lloj ndërmjetësi për zgjidhjen e problemit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të ndërmjetësojmë, sepse bëhet fjalë për dicka më pak se e ardhmja jonë e përbashkët dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se disa ditë para 9 majit – Ditës së Evropës, më në fund është koha për t’i filluar konferencat, për t’i përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në dialog dhe për t’ua mundësuar të ardhmen. /Nistori/