Pendarovski: Politika sa më larg armatës

    Ajo që është shumë me rëndësi dhe që duhet të gjithë së bashku ta bëjmë, çdo ditë, gjatë gjithë jetës së punës është që ta mbajmë politikën sa më larg që mundet nga armata. Ju duhet t’i shërbeni shtetit, pavarësisht garniturës politike në pushtet dhe pavarësisht bindjeve tuaja personale dhe politike. Për shkak se ky është fundamenti i çdo armate profesionale, politika duhet të jetë jashtë ushtrisë, porositi komandanti suprem dhe presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë solemne për promovimin e oficerëve të rinj – nëntogerë nga klasa e 21-të dhe betimi i klasës së 25-të të kadetëve të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, përcjell Nistori.

    “Ajo që është shumë e rëndësishme dhe ajo që duhet të bëjmë të gjithë së bashku, çdo ditë, pa përjashtim, gjatë gjithë jetës së punës është ta mbajmë politikën sa më larg gradave të ushtrisë. Ju duhet t’i shërbeni shtetit, pavarësisht nga partitë politike në pushtet dhe pavarësisht bindjeve tuaja personale dhe politike. Për shkak se ky është themeli i çdo ushtrie profesionale, politika duhet të jetë jashtë ushtrisë”, tha Pendarovski.

    Nga ju presim, tha presidenti ndër të tjera, të futni energji të re, ditUri dhe mjeshtëri të reja në strukturat e Armatës dhe gjithë atë që e keni mësuar në katër vitet e kaluara ta transmetoni në komandant dhe njësitet me çka do të kontribuoni për përforcimin e gatishmërisë luftarake dhe moralin e Armatës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Guardiola, vendos rekord tjetër në Premier Ligë

    Lajmi i rradhës

    Kurz tërhiqet plotësisht nga politika

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë