Guardiola, vendos rekord tjetër në Premier Ligë

    Tekniku spanjoll, Pep Guardiola, edhe këtë sezon po vazhdon ta udhëheq në mënyrën e duhur Man. Sitin, i cili mbrëmë arriti fitoren e radhës, duke mposhtur Aston Villan me rezultat 1-2.

    Kjo fitore ishte e 150-ta për Guardiolan në historikun e Premier Ligës, dhe u bë trajneri, i cili më shpejtë arriti këtë numër fitoresh në Angli. Guardiolas iu nevojiten vetëm 204 ndeshje për të arritur 150 fitore me Sitin në Premier Ligë.

    Ndërsa Hoze Mourinjo kishte arritur 150 fitore pas 230 ndeshjeve, kurse Aleks Ferguson e kishte arritur këtë numër fitoresh, pas 247 ndeshjeve.

    Lajmi Paraprak

    Vijojnë dëshmitë e dëshmitarëve për rastin “Parcelat në Vodno”

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Politika sa më larg armatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë