Pendarovski: Pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e eurointegrimeve

    Situatat aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, e cila është për vizitë në Shkup.

    Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, kryetarja e Komisionit Evropian, Fon Der Lajen konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociata konkrete dhe menjëherë fillon skrining procesi.

    “Gjithashtu, me fillimin e negociatave aderuese me BE-në, sa më shpejtë të jetë e mundur do të aderohet ndaj nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhët tjera zyrtare të Unionit”, thuhet në kumtesë.Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e eurointegrimeve dhe hapjen e fazës së parë të negociatave aderuese, që do të paraqet impuls pozitiv për procesin reformues dhe avamcimin e Maqedonisë së Veriut.

    Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski potencoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga ana e Bashkimit Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Borrell dhe Varhelyi në Mal të Zi: Fokusohuni drejt integrimit në BE

    Lajmi i rradhës

    Nacionalistët maqedonasë, fajtorin sërish e “gjejnë” te shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë