Pendarovski: Propozimi francez është i pranueshëm

    Propozimi i modifikuar francez është kompromis tranzitor për një nga fazat e integrimit evropian, në të cilin janë thelbësore tre elemente dhe për këtë propozimi në këtë format është i pranueshëm, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë.

    Pendarovski e quajti propozimin si kompromis, pasi tha se mund të krijohen probleme në sigurimin e shumicë për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës.

    “Vendimi për ta pranuar propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as triumf historik, siç do të donin të thonë nga njëra palë, as mossukses historik ose debakël siç thonë nga pala tjetër. Sipas meje bëhet fjalë për kompromis transit për njërën nga fazat e integrimeve evropiane, ku tre elemente janë me rëndësi dhe për këtë propozimi sipas meje në këtë format, në këtë fazë është i pranueshëm”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.

    Pendarovski në konferencë komentoi një nga teoritë dhe spekulimet që bëhen për propozimin e ri francez, se gjoja i njëjti do të bullgarizojë maqedonasit.

    “Ka një frikë te një pjesë se në Bashkimin Evropian mund të hyjmë vetëm si bullgarë dhe në asnjë mënyrë tjetër. Miq të dashur, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se si në përgjithësi një maqedonas mund të bëhet bullgar. Me dëshirën tuaj, tonën, timen, nëse ashtu ndjehemi, shumë prej qytetarëve tanë këtë e bëjnë duke marrë pasaportë bullgare. Mënyra e dytë është përmes okupimit, të vjen këtu fuqia e huaj dhe të iu thotë nën forcë dhe kërcënim ju duhet të shkruheni si bullgarë, keni qenë maqedonas tani jeni bullgarë. Nuk ekziston në historinë diplomatike, posaçërisht në modernen në shekullin e fundit ose dy, që përmes marrëveshjes bilaterale ose multilaterale dikush ka bërë që brenda natës një popull me një identifikim tjetër etnik. As ky propozim nuk e bën këtë”, tha Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Të rriturit në dhomë

    Lajmi i rradhës

    Bujar Osmani: Ilija, mos i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”, në vend që t’i trajtoni si një sfidë të përbashkët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë