Pendarovski realizoi takim me Erdogan: Interesi i Maqedonisë së Veriut është bashkëpunimi i vazhdueshëm me Turqinë

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të Samitit të anëtareve të Procesit për bashkëpunim të vendeve të Evropës Juglindore në Antali, realizoi takim me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan.

    Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takim të dy presidentët shprehën kënaqësinë për partneritetin disa vjeçar mes dy vendeve dhe po ashtu për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunim në disa sfera që është në interes të përbashkët të të dyja vendeve.

    “Presidenti Pendarovski theksoi se në kushte pandemie, mirëmbajtja e dialogut të vazhdueshëm politik tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë forta dhe miqësore. Ai falënderoi për ndihmën mjekësore nga Turqia që mbërrinte në Maqedoni që në momentet e para pas shpalljes së pandemisë. Në Këtë kontekst, presidenti Pendarovski, falënderoi edhe për 30 mijë vaksinat e dhuruara”.

    “Presidenti Pendarovski në takim ka theksuar se interesi i Maqedonisë së Veriut është të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me Turqinë dhe kjo përafron dy popujt. Pendarovski ka theksuar se Turqia për Maqedoninë është një nga partnerët ekonomik dhe se janë të gatshëm ta ngrisin nivelin e bashkëpunimit, si në lidhje tregtare ashtu edhe në pjesën e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

    Gjithashtu, theksohet se presidenti Pendarovski ka thënë se pret që në periudhën e ardhshme dy shtetet të përqendrohen sa më shumë në bashkëpunimin ekonomik, si segment i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme dhe tejkalimin e pasojave ekonomike nga coronavirusi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Nëpërmjet bashkëpunimit rajonal i tejkalojmë dallimet që e ngarkojnë rajonin

    Lajmi i rradhës

    Shehu e BDI-së: Jemi për lista të hapura dhe kjo është pjesë e programit tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë