Osmani: Nëpërmjet bashkëpunimit rajonal i tejkalojmë dallimet që e ngarkojnë rajonin

     Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në kuadër të presidencës turke 2020-2021 në Antalia të Turqisë.

    “Kaluam një rrugët të gjatë që nga fillimi i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Sot, të gjitha vendet tona harmonizohen me vlerat euro-atlantike dhe synojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Krahas zotimeve tona themelore për paqe dhe stabilitet, janë bërë edhe arritje të tjera të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit rajonal, që ishte motori shtytës kryesor gjatë gjithë procesit e që gjeneronte rezultatet të rëndësishme.

    Përmes bashkëpunimit rajonal, thellimit të komunikimit në të gjitha nivelet shoqërore, ekonomisë, biznesit, kulturës e deri te komunikimi politik, ne po i kapërcejmë dallimet të cilat po e ngarkonin rajonin, me benefite të prekshme nga bashkëpunimi i suksesshëm rajonal”, theksoi Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Vdes 48 vjeçari nga Kërçova, i biri e theri me thikë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski realizoi takim me Erdogan: Interesi i Maqedonisë së Veriut është bashkëpunimi i vazhdueshëm me Turqinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë