“Për” dhe “Kundër” | A duhet të mbahet referendum për propozimin francez?!

    Nëse duam ta zvarrisim procesin e integrimit, atëherë nuk na duhet referendum, mundemi ta zvarrisim punën si deri tani. Mundemi ta prolongojmë edhe për 30 vite të tjera. Por, numri i qytetarëve që do të qëndrojnë në Maqedoni do të jetë edhe më i ulët që të mund t’i ndjejnë rezultatet e arritura.

    Politikanët të mos mendojnë vetëm për karrierën e tyre politike, por të ulen dhe të bisedojnë me argumente, porositi analisti Albert Musliu. Në Maqedoni të gjithë mund të bëhen politikanë, diplomatë, por për tema të këtilla të ndjeshme, secili duhet të qaset me seriozitet në fushëveprimin e tij.

    “Teorikisht nuk mundet të kryhet kaq shpejt. Edhe referendumi ka procedurën e vet, e nuk shoh asnjë arsye që të ketë referendum. Më së shumti do të preferoja të kishte debat serioz në Parlament i cili solli një Deklaratë e cila u pranua nga të gjitha subjektet në Parlament, të bëhen përgjegjës dhe të bazohen në Deklaratën në fjalë”, tha analisti Albert Musliu.

    Propozimi nuk mund të kalojë vetëm në Qeveri. Duhet të shqyrtohet edhe në Kuvend, ta marrë mbështetjen e shumicës së kualifikuar dhe të bëhet i qëndrueshëm e i zbatueshëm në të ardhmen, thotë Marko Troshanovski. Në pyetjen – a duhet të mbahet referendum, ai u përgjigj:

    “Ky është opsioni i fundit që duhet shqyrtuar. Propozimi si i tillë ka rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe drejtimin në të cilin do të zhvillohet shoqëria të paktën në dekadën e ardhshme”, tha Marko Troshanovski, politolog.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe partner i koalicionit të Qeverisë, Pavle Trajanov kërkon referendum për propozimin francez dhe mendimi i qytetarëve të jetë faktor përfundimtar dhe vendimtar, i cili sërish duhet të kalojë përmes një sërë filtrash. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Faturat e vjetra i “grabisin” qytetarët, avokatët dhe noterët përftuesit kryesorë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë nënkupton platforma e përbashkët turistike për shtetet që janë pjesë e “Ballkani i Hapur”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë