Familjet e prekura nga tragjedia që ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës, do të marrin mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, mjete të siguruara nga buxheti i komunës dhe pagat e këshilltarëve komunal.
“Si Komunë fqinje por sidomos si njerëz që jemi tronditur nga tragjedia e Tetovës, sot përmes Këshillit komunal, ndamë nga Buxheti ynë nga një mijë euro për çdo familje të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre”, njoftoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Ai falënderoi të gjithë këshilltarët për solidarizimin e treguar.
“Këshilltarët mbështetën unanimisht propozimin tim, bashkë me mua dhe ata dhuruan një pagë nga ajo që marrin si këshilltarë”, sqaroi Taravari.