Për një vit, harxhimet për jetesë janë rritur për 200 euro

    Për një vit, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur për 200 euro

    Kjo shihet nga shuma e shportës minimale sindikale të publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

    Nga LSM thonë se rritja e pagës minimale do të rrisë edhe pagat e tjera.

    Aktualisht, rreth 80 mijë punëtorë jetojnë me pagën minimale. LSM ka llogaritur se në muajin prill një familje katër anëtarëshe i duheshin pak më shumë se 60.000 denarë në muaj për të plotësuar nevojat elementare. Shumica e parave, pra 40 për qind, familjet shpenzojnë për ushqime dhe pije.

    Prej vitesh struktura e buxhetit familjar ka qenë e njëjtë, ndërsa më pak para shpenzohen për shëndetësinë dhe kulturën.

    Lajmi Paraprak

    Ilir Demiri shkarkon drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë në Shkup

    Lajmi i rradhës

    LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetar të ri, Kovaçevski nuk do të garojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë