Për pasaportë të re dhe letërnjoftim, qytetarët e RMV-së tani e tutje do të paguajnë më shtrenjtë

    Ndryshimi i çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të blerjes së formularëve të importuar, rritjes së kostove për mirëmbajtjen e sistemit, që kryhet nga një operator ekonomik i huaj, si dhe blerjes së makinerive të reja për shkak të nevojës së treguar për zëvendësimin e makinerive të reja, etj., bëjnë të ditur nga Ministria e Brendshme, përcjell Nistori.

    Ministria e Punëve të Brendshme, duke vepruar sipas vendimit të fundit të Qeverisë, ka zbatuar procedurën për ndryshimin e vendimit për çmimet e formularëve për nxjerrjen e dokumenteve personale. Momentalisht formularët lëshohen me çmimet që kanë qenë të vlefshme deri më tani, njofton ministria për “360 gradë”.

    Me vendim, shtuan ata, ndryshojnë çmimet dhe do të aplikohen kur vendimi të botohet në “Gazetën Zyrtare” dhe do të hyjë në fuqi.

    Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një rritje prej 500 denarë. Çmimi i letërnjoftimit do të jetë 310 denarë, që është një rritje prej 120 denarë. Çmimi i patentë shoferit do të jetë 410 denarë, që është një rritje prej 130 denarë.

    Do të ketë ndryshime në çmimet dhe formularët për procedurat me urgjencë.

    Çmimi i pasaportës me procedurë urgjente do të jetë 6.100 denarë, që është një rritje prej 1.600 denarë.

    Çmimi i patentë shoferit me procedurë urgjente do të jetë 1230 denarë, që është një rritje prej 390 denarë.

    Ndryshimi i çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të blerjes së formularëve të importuar, rritjes së kostove për mirëmbajtjen e sistemit, që kryhet nga një operator ekonomik i huaj, si dhe blerjes së makinerive të reja për shkak të nevojës së treguar për zëvendësimin e pajisjeve.

    Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë detyrim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale në të cilat emri aktual Republika e Maqedonisë duhet të zëvendësohet me emrin e ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lista ‘Srpska’ nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    U arrestua për abuzim me tenderat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë