Për projektet do të pyeten qytetarët

    Komuna e Dibrës kohëve të fundit në kuadër të projektit “përforcimi i këshillave komunale”, ka filluar të përzgjedh projektet prioritare duke inkuadruar këtu edhe zërin e qytetarëve. Është një metodë e cila ka një domethënie të madhe me qëllim që qytetarët të jenë ata që përzgjedhin projektet primare. Komuna përmes forumit ka përzgjedhur projektin që ka të bëjë me pajisjen të shkollave në komunën Dibër me mjetet didaktike dhe instrumente, për shkencat ekzakte dhe aplikative.

    Në fazën e dytë të projektit përforcimi i këshillave komunal u mbajtën katër forume me pjesëmarrje të shoqatave qytetare, administratës komunale, institucioneve arsimore dhe grupe të qytetarëve, me qëllim që ata të propozojnë projekte të cilët i nevojiten pushtetit vendor. Në sesionin e katërt të forumit, pjesëmarrësit e forumit me shumicë votash nga gjithsej gjashtë projekte të propozuara në forumin e tretë vendosën që projekti primar të jetë pajisja e shkollave me mjete didaktike dhe instrumente, për shkencat ekzakte dhe aplikative.

    ]Kryetari i komunës Hekuran Duka ka deklaruar se projekti i cili realizohet në bashkëpunim me ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim- SDC dhe Programit të zhvillim të Kombeve të Bashkuara, ka një buxhet prej 3 milionë denarësh, ku komuna Dibër ka një kofinancim prej 20 për qind. Duka thotë se është një projekt shumë domethënës dhe pa dyshim është i përzgjedhur në mënyrë demokratike nga të gjithë grupet e punës. “Shkollat fillore të Dibrës por edhe ajo e mesme ka nevojë për mjetet didaktike dhe instrumente”, thotë kryetari Duka. Ai shton se komuna Dibër me kyçjen në këto projekte faktikisht kanë mundësuar të rinjtë të kenë mundësinë dhe të jenë vendimarrës të drejtpërdrejt në drejtimin e ardhmërisë së tyre. Me këto projekte mundësohet  të krijohen kushtet që çdo kritikë, propozim, iniciativë, realizim të kalojë në mënyrë të civilizuar dhe demokratike për tu përzgjedhur edhe projekti. Në këtë drejtim një domethënie të madhe ka edhe këshilli rinor që është i angazhuar në këta forume, thonë përfaqësuesit e komunës Dibër.

    Të theksojmë se para se të përzgjidhet projekti final në konkurrim si propozime ishin edhe projektet- Ndërrimi i çatisë në objektin të çerdhes Kolezia, ndërtimi i terreneve sportive për gjimnastikë dhe atletikë, rikonstruimi i nyejve sanitare në disa shkolla fillore, ndërtimi i kampit ekologjik si dhe përgatitja e projektit teknik për kursimin e ujit nëpër shkollat fillore. Të gjithë projektet u elaboruan nga grupet e punës dhe sipas organizatorëve të forumit me të drejtë u përkrah projekti që ka të bëjë me sigurimin e mjeteve didaktike dhe instrumenteve. Aktivitete me Forume në Dibër ka qenë prezent para disa viteve kur komuna përzgjidhte projekte së bashku me qytetarët. Kthimi i forumeve nga ana e pushtetit vendor është përshëndetur nga ana e qytetarëve. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Nepotizëm në vend të meritës!

    Lajmi i rradhës

    Shkupi në mesin e qyteteve më të korruptuara dhe më të pista në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë