“Për shkak të TikTok kemi dy vetëvrasje në Shqipëri”

    Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata thotë se TikTok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.

    Vata u shpreh për shkak të këtij aplikacioni në Shqipëri janë kryer dy vetëvrasje.

    Ndër të tjera, Vata nënvizoi se një vit më parë, është bërë kërkesë në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) për mbylljen e TikTok, por nuk u dha asnjë përgjigje.

    “TikToku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur”, tha ai në emisionin “Review” në Euronews Albania.

    “Të gjitha ndodhin në TikTok. Në Shqipëri, për shkak të TikTok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA”, theksoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Kush janë qytetet më të vjetra të banuara në botë

    Lajmi i rradhës

    Ana e errët e neutralitetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë