Për të mbushur barkun, ja për çfarë shpenzojnë më së shumti qytetarët e RMV

    Maqedonia e Veriut së bashku me vendet e tjera të rajonit vazhdon të gjenden në krye të listës si shpenzuesit më të mëdhenj të produkteve ushqimore. Që do të thotë se një ballkanas i ka shpenzimet norminale ndaj PPB për ushqime dhe pije joalkoolike mbi 3 herë më të larta sesa një evropian. Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se kur mesatarja e evropiane e shpenzimit për ushqime është 6.3% e prodhimit të brendshëm bruto, te pesë vendet e rajonit kjo përqindje shkon deri në 31 për qind. Edhe pse Maqedonia konsiderohet si një prej vendeve të rajonit me çmime më të lira se të tjerat me 68.2% e mesatares së BE-së, prapëseprapë renditet e katërta në Evropë sa i takon shpenzimeve të larta mujore, në raport me vendet e tjera.

    Ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së BE, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë dhe malit të Zi. Pas Shqipëri që renditet e para në Evropë sa i takon shpenzimeve mujore për ushqime, vijnë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të pesë vendet pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkon për t’u ushqyer dhe për këtë këto vende kryesojnë në Evropë. Sa u takon shportës së ushqimeve në shumë shpenzohet për bukë e drithëra (deri në 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja evropiane), për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord ( 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së). Rekord shënohet edhe tek vajrat e yndyra ( 1.5% të PPB-së, nga 0.2% që është mesatarja evropiane). Për fruta e perime shpenzohet 11.8% e PBB-së, sërish më e larta në Evropë, nga 1.4% që është mesatarja evropiane. Edhe për mishin, vendet e rajonit kryesojnë, me shpenzime që arrijnë në 6% të PBB-së, nga 1.4% që është norma.

    Edhe në raportin e vitit të kaluar të EUROSTAT shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, për Maqedoninë ishin mbi 20 për qind, shifër kjo e lartë, sidomos po të krahasohet me mesataren e Bashkimit Evropian që është 7.1%. Në vendet nordike, që kanë dhe të ardhurat më të larta për frymë, shpenzimet për ushqimet nuk kushtojnë më shumë sesa 5% e PBB-së. Në Evropë, më pak për bukë e drithëra në raport me PBB-në shpenzojnë Danimarka, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Zvicra etj, me më pak se 1% të PBB-së.

    Këto ditë çmimet e ushqimeve janë vazhdimisht në rënie në bursat botërore, për këtë arsye pritet që çmimet të zvogëlohen ngadalë në tregjet në mbarë Maqedoninë. Ndonëse për momentin në vendin tonë janë ende në fuqi çmimet e ngrira të produkteve bazë, pritshmëritë janë që çmimet të kenë rënie të mëtejshme, për shkak të rënies së çmimeve në bursat botërore. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi këto ditë se vlera referencë e çmimeve botërore të ushqimeve në dhjetor 2023 ra në krahasim me një muaj më parë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV KRYESON ME PUNËTORË DEMBELË!

    Lajmi i rradhës

    Telefonat po mbajnë larg fëmijët nga aktivitetet fizike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë