RMV KRYESON ME PUNËTORË DEMBELË!

    Produktiviteti i punëtorëve në Maqedoninë e Veriut është një ndër më të ulëtit në Evropë. Këtë e tregon edhe hulumtimi i Bankës Botërore, i cili thekson se një punëtor në Maqedoninë e Veriut është tri herë më pak produktiv se sa një punëtor në Gjermani.

    Sipas EUROSTAT-it, punëtorët në Luksemburg dhe Norvegji janë ndër më produktivët, por prapa nuk mbeten as ata zviceran dhe irlandezë. Ankesa të shpeshta për mos-produktivitet të punëtorëve ka edhe nga punëdhënësit, të cilët thonë se kjo është një frenim serioz për biznesin.

    Sipas tyre, vendi po e humb betejën me vendet e tjera, apo po bëhemi jo konkurrues. Ata gjithashtu paralajmërojnë se në disa sektorë – punëtorët janë më të moshuar, që është shkaku kryesor i produktivitetit të ulur. Por për Rubinço Arizankoski, koordinator programi dhe administrator në shoqatën “Punëtor dinjitoz”, produktiviteti jogjithmonë lidhet me kapacitetin dhe aftësitë e të punësuarve, shpeshherë problemi kryesor janë gabimet në konfigurimin e sistemit dhe mënyrën e funksionimit të tij.

    “Produktiviteti është vlera e ndarë me kohën. Një punë mund të bëhet në shumë mënyra dhe detyra juaj është të zbuloni dhe zbatoni mënyrën më produktive të punës. Ju nuk i paguani punonjësit për kohën që kalojnë në punë, por sa vlerë prodhojnë ata në ato orë”, theksoi Arizankoski. Sipas tij, edhe pse prej vitesh punëdhënësit i kanë stimuluar punonjësit e tyre me metoda të “provuara” si shpërblimi, ditë pushimi shtesë, udhëtime pune apo arsimim, produktiviteti mund të përmirësohet thjesht duke lëvizur nëpër zyrë.

    “Sigurisht, kjo varet edhe nga aftësitë e punonjësve dhe fqinjëve. Produktiviteti lirisht mund të renditet në tri kategori, përkatësisht punonjësit- punëtor produktiv (të cilët i kryen detyrat shpejt, por nuk kanë cilësitë e nevojshme), punëtor cilësor (që i kryenin detyrat po ngadalë), dhe gjeneralistët (mesatarisht në të dy dimensionet), produktivët dhe punonjësit cilësor të ulur pranë njëri tjetrit kalonin më së mirë. Ajo që duhet theksuar është se punëtori cilësor përpiqet të përputhet me shpejtësinë e punëtorit produktiv, ndërsa punëtori produktiv përpiqet të përmirësojë cilësinë e punës. Në atë rast dhe në rastin kur gjeneralistët janë grupuar së bashku është përcaktuar produktivitet më i lartë për 14% në shpejtësinë e punës, dhe 18% fitim në efikasitet, që do të thotë se ka më pak detyra të pazgjidhura”, tha ai, duke shtuar më tej se me rritjen e produktivitetit është e natyrshme edhe rritja e pagës së tyre.

    Ai vlerëson se një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh të barabarta për të gjithë punonjësit do ti largonte dhimbjet e kokës dhe ankesat e punonjësve njëherë e përgjithmonë.

    “Sipas ofertës dhe kërkesës për punë, si dhe produktivitetin e saj, ajo duhet të monitorohet në të gjitha sektorët, të cilët nga ana tjetër duhet të jenë efikas dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe ekonominë, të cilat duhet të jenë konkurruese dhe të arrijnë një nivel më të lartë të rritjes ekonomike, me çka do të rriten të ardhurat por  edhe standardi i jetesës dhe cilësia e jetës së qytetarëve”, sqaroi Arizanoski. Gjatë vitit të kaluar, ambasadori evropian David Geer tha se produktiviteti në vend është vetëm 16% e mesatares evropiane. Një raport i tillë u dha edhe nga kompania “Gallup” gjatë vitit 2022. Në atë raport u vu në dukje se punëtorët nuk i shohin vendet e punës si kuptimplotë dhe nuk kanë shpresë se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë nuk janë të rëndësishëm për politikanët në RMV

    Lajmi i rradhës

    Për të mbushur barkun, ja për çfarë shpenzojnë më së shumti qytetarët e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë