Për të tretën herë me radhë ndërpritet transporti publik në Tetovë

    Komuna e Tetovës njofton qytetarët dhe opinionin e gjërë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku  se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe  të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullësive të shumta, nërpritet përkohësisht transporti publik, përcjell Nistori.

    Nga komuna poashtu shtojnë se duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendjes së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse.

    Më herët, kryetari i komunës, Bilall Kasami shkarkoi ish-drejtorin e NP-TT dhe se u.d do të jetë Rafiz Mejdija. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Papa Françesku dhe zmbrapsja e demokracisë

    Lajmi i rradhës

    SHBA kërcënohet nga Kina pas bojkotit diplomatik të Olimpiadës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë