Për transportuesit e RMV-së në pikat kufitare me Kosovën pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave

    Është pezulluar përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Maqedonia e Veriut, të cilat shqiptoheshin në pikat doganore të Kosovës, si pasojë e së cilës pengohej aktiviteti ekonomik.

    Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ku në një komunikatë për media ka bërë të ditur se kjo është arritur falë angazhimit të vazhdueshëm të tyre dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).

    “Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim i gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

    OEMVP apelon deri tek institucionet relevante të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë, me qëllim që të mos dëmtohen bizneset e të dyja palëve, sidomos në këtë kohë krize kur nevojitet nxitja e ekonomisë dhe ruajtja e stabilitetit social ekonomik.

    Lajmi Paraprak

    Studentët nuk denoncojnë asnjë formë korrupsioni nga frika e hakmarrjes së profesorëve

    Lajmi i rradhës

    Rreziqet e TikTok-ut për fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë