Përçahet edhe Besa, Hoxha: Do të formojmë parti të re politike

    Me qëllime të përcaktuara dhe vizion të pastër, Arjanit Hoxha njofton distancimin e tij nga Lëvizja Besa, ku deri tani ishte nënkryetar partie. Ai paralajmëron së shpejti hapjen e një partie të re politike. Siç njoftoi Hoxha, partia e tij do të jetë faktor serioz në skenën politike.


    “Ne sot hapim një kapitull të ri. Dhe kur themi se do të formojmë formacion të ri politik realisht është paralajmërim për një parti të re politike.  Mirëpo prej sot e tutje ne i hapim dyert edhe për gjithë të tjerët që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht në formën se si do të na bashkëngjiten njerëzit ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqemi por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën e Maqedonisë së Verit”, tha Arjanit Hoxha – Ish nënkryetar i L.Besa.

    Arsyet pse i ndanë rrugët, Hoxha thotë se me kryetarin e Besës, Bilall Kasamin, kanë bindje diametralisht të kundërta ndërsa mospajtimet kanë filluar tanimë tetë muajt e fundit. Hoxha thotë se Izet Mexhiti më së paku ka të drejtë për të unifikuar opozitën.


    “Sa i takon veprimit politik të partisë Alternativa e Izet Mexhiti, unë mendoj se më së paku të drejtë për të qenë unifikues i opozitës mund të jetë formacioni politik i Izet Mexhitit i cili është identiteti burimor i asaj që ne e kemi kritikuar. Nuk mundet sot pas njëzet viteve pushtet absolut në të gjitha nivelet të ngritët e të tregojë se si duhet opozita të bashkohet dhe si duhet opozita të vepron në të ardhmen”, deklaroi Arjanit Hoxha – Ish nënkryetar i L.Besa.

    Nga Lëvizja Besa thonë se njoftimin e distancimit të Hoxhës dhe Bajramit e kanë marrë nga mediat. Sipas tyre, të njëjtëve u pengon bashkimi opozitar dhe dërgimi i BDI-së në opozitë. Nga Besa janë të bindur se bashkimi i tre partive opozitare në zgjedhjet e ardhshme do të del fituese.

    Për qëndrimin e Arjanit Hoxhës dhe Basri Bajramit se distancohen nga fronti opozitar jemi njoftuar nga rrjetet sociale. Është vendim i tyre personal, shumica e organeve dhe strukturave partiake janë me shumicë absolute pro bashkimit të opozitës dhe dërgimit të BDI së në opozitë. Si duket dikujt i pengon një opozitë e bashkuar, mirëpo i kanë të kota përpjekjet për të dëmtuar atë dhe për të shpëtuar BDI -në. Opozita shqiptare çdo ditë e më shumë po bashkohet, dhe në zgjedhjet e ardhshme do të del fituese, gjë që tani më edhe anketa e fundit e tregon”, thonë nga Lëvizja Besa.

    Përndryshe Hoxha nuk është i vetmi i cili paralajmëron formim të një partie të re politike. Këtë e kanë paralajmëruar deri tani edhe Izet Mexhiti, ndërsa një mundësi të tillë nuk e ka përjashtuar edhe deputeti Skender Rexhepi i cili në Kuvend funksionon si i pavarur. I pavarur që tani do të funksionojë gjithashtu edhe deputeti Bastri Bajrami. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Përse mbyten kaq shumë vetë në ujëra?

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen katër persona në Shqipëri, akuzohen për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë