Përdorim masiv i duhanit në objektet e mbyllura të Dibrës!

    Në komunën e Dibrës edhe përkundrejt informatave që vijnë nga institucionet shëndetësore se duhani dëmton shëndetit, vërehet një rritje e duhanpirësve, nga viti në vit. Është një dukuri e cila shqetëson por assesi të zbutet. Për fat të keq mes duhanpirësve veçmas rritet numri i të rinjve. Edhe pse nuk ka informata zyrtare në nivel lokal nga ana e institucioneve se sa është përqindja e duhanpirësve në këtë komunë, në rrjetin tregtar thonë se interesimi për blerjen e duhanit vazhdon të jetë i madh. Kjo situatë ndjehet edhe në objektet shërbyese siç janë restorantet, kafeteritë etj, ku masovikisht popullata përdor duhanin edhe pse me ligjin kjo nuk guxon të ndodh.

    Nëpër objektet afariste, shërbyese, por edhe të administratës, në një pjesë të madhe nuk respektohet ligji për duhanpirje. Nëse kemi parasysh situatën që popullata dibrane është duke e parë për çdo ditë, mund të themi haptazi se duhanpirja është prezente edhe në objekte ku shërbehet ushqimi, ëmbëltoret etj. Kohë më parë dhe inspektorët kompetent kanë pasur kontrolle më të shpeshta dhe ka patur edhe dënime. Në bisedën me disa nga pronarët e objekteve u informuam se ata kanë përcaktuar vende ku përdoret duhani, por që ka klientë të pandërgjegjshëm të cilët përdorin duhanin edhe në pjesët ku ajo është e ndaluar. Gjatë vizitës që ua bëmë disa objekteve afariste, pamë se duhani përdoret. Gjatë sezonit veror meqë një pjesë e madhe e objekteve kanë edhe veranda duhani përdoret pa me sjell pasoja nga duhanpirja, por gjatë sezonit dimëror përdorimi i duhanit drejtpërdrejt dëmton shëndetin të qytetarëve të cilët nuk përdorin duhanin.

    Në lidhje me këtë çështje kërkuam informatë edhe nga inspektorët kompetente në Dibër. Sipas tyre në vitin 2023 njësia për kontrolle të këtij inspektorati Strugë- Dibër ka realizuar 140 kontrolle në përputhje me Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe janë dhënë 11 gjoba.

    Mes dibranëve shpesh herë debatohet problemi në fjalë. Rritja në kontinuitet i duhanpirësve, siç thonë pronarët e objekteve shërbyese, ndikon edhe në numrin e vizitorëve në objekte. Sipas tyre nëse nuk lejohet duhanpirja, ulet edhe numri i vizitorëve. Prandaj shpesh herë tolerohet kjo situatë nëpër objekte. Por kur jemi tek duhanpirja shpesh herë edhe në zyrat të institucioneve në Dibër mund të vërehen të punësuar që pinë duhan, gjë që nuk është në përputhje me normat ligjore.

    Kur jemi te problemi i duhanpirjes të theksojmë se duhanpirës ka mes gjimnazistëve. Shoqatat civile informojnë se rritja e duhanpirësve vërehet edhe te popullata femërore. Shoqatat civile janë të mendimit se ka nevojë për më shumë kontrolle nga ana e inspektorëve dhe masave ndëshkuese. Aty ku nuk vepron vetëdija duhet të veprojë ligji, thonë përfaqësuesit e shoqatave qytetare në Dibër. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Pas Shkupit, Pollogu më tërheqës për ndërtime

    Lajmi i rradhës

    Vuçiqi në Shkup: Serbia nuk kërkon nga RMV ndryshimin e Kushtetutës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë