Përdorimi i celularëve dhe çantat e rënda po shkaktojnë pasoja tek fëmijët

    Jetojmë në kohën kur teknologjia është dominante në çdo minutë të jetës e veçmas tek moshat e reja. Duke filluar që nga fëmijët e deri tek të moshuarit ajpadët apo telefonin celular e përdorin me orë të tëra. Ky përdorim i tepruar shkakton edhe pasoja të tjera shëndetësore në formimin e trupit sidomos tek më të vegjlit. Por edhe tani me fillimin e vitit të ri shkollor çantat e rënda janë shumë të dëmshme në deformimin e fëmijëve, thonë ortopedët dibran.

    Ismailaki Klenja, shef në repartin e urgjencës si dhe përgjegjës në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore te fëmijët. “Pesha e madhe e çantave shkollore është një problem që ndikon shumë negativisht tek zhvillimi i fëmijëve”, thotë Klenja dhe shton se përveç çantës së shkollës edhe përdorimi i teknologjisë respektivisht i telefonave në kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e skoliozave. “Qëndrimi me orë të zgjatura në telefona apo kompjuterë po shkakton shumë shqetësime shëndetësore. Në botën moderne të cilën po jetojmë bazuar në studime po njihet si sindroma e teknologjisë. Është shumë domethënëse mënyra se si po qëndrojmë”, shprehet ai.

    Klenja thotë se nëse kapen në kohë këto shtrembërime të shtyllës kurrizor siç janë skoliozat ato mund të rikuperojnë me fizioterapi duke e ndjekur ne mënyre të vazhdueshme nga gjashte muaj deri dhe dy vjet fëmijën. Një skoliozë e patrajtuar në kohë do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës. Jo vetëm grupmosha e 30-50 vjeçarëve, por mjeku ortoped thotë se janë shtuar rastet e të rinjve 18- 30 vjeç që shfaqin dhimbje të qafës, e që prek si rrjedhojë më tej edhe muskujt e që kërkojnë edhe udhëzime për të bërë terapi fizikale, shton bashkëbiseduesi i jonë.

    Ortopedi dibran Ismailaki Klenja thotë se mungesa e aktiviteteve fizike luan një rol të veçantë në formimin e trupit të fëmijëve. Këto aktivitete janë shumë të pakta nga mosha e re, andaj këta probleme janë prezentë në mesin tonë. Ai apelon që fëmijët mos rrinë pran telefonave por të lozin me bashkëmoshatarët e tyre që të kemi fëmijë të shëndosh e pa deformime. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Fshatrat e malësisë së Tetovës po boshatisen

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut u përket vendeve me rrezik të lartë të prekjes nga varfëria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë