Përfundoi obduksioni i viktimave nga zjarri në Tetovë

    Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka përfunduar obduksioni i trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që shkrumboi spitalin modular, në të cilin kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.

    “Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar për Dojçe Vele, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Gjatë ditës trupat e pajetë pritet tu dorëzohen familjeve.

    Stankov më tej tha se obduksioni është kryer me zbatimin e standardeve profesionale dhe me protokolle të posaçme për shkak të pandemisë.
    Identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të viktimave, MPB-së dhe Njësitit për hetime.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE t’a minojë hetimin e pavarur për zjarrin në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    “Presion për ta larguar Berishën” – Basha: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Rama

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë