Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari

    Foto: BTA

    Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari ndërsa hetimi është nga fundi. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen dhe të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.

    “Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën juridike në Shkup, me qëllim që  të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva. 

    Ndryshe, incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, ku autobusi nga Republika e Maqedonisë së Veriut u përfshiu nga flaka. Nga aksidenti u regjistruan 45 viktima. Udhëtarët po ktheheshin nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Shtyrja e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor është kritikuar ashpër edhe nga zyra e UNICEF-it

    Lajmi i rradhës

    Dorëzohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Krivokapiqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë