Qeveria e RMV-së në seancën e fundit ka shqyrtuar raportet për mazutin e importuar dhe vajin industrial, por udhanë udhëzime për të bërë një analizë më gjithëpërfshirëse për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë që importuan në këtë periudhë, përcjell Nistori.
“Për fat të keq në analizat e para janë përfshirë vetëm një pjesë e kompanive të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial në dy vitet e fundit. Kemi dhënë instruksione që të kemi analizë më të zgjeruar për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial, dhe në momentin që do të kemi informacionet, të jeni të bindur se do të ketë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për Drejtorinë e Doganave, Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Ambientit Jetësor ose ministritë”, deklaroi sot zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.