Punonjësit e seksit do të mbrohen gjithashtu me Kodin e ri Penal, i cili është duke u hartuar dhe në këtë hartim do të përfshihen edhe përfaqësues të sektorit jo-qeveritar, përcjell Nistori.
Kodi i ri penal do të prezantohen vepra të reja penale, në veçanti ngacmime seksuale. Kjo u konfirmua sot nga zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
“Janë duke u zhvilluar bisedime për ndryshim të Kodit penal, në të cilin përfshihen përfaqësues të sektorit jo-qeveritar. Përndryshe, ndryshimet në Kodin penal pritet të vendosen shumë shpejt në seancë Qeveritare dhe me këtë do të futen vepra të reja penale, të tilla si sulmet seksuale dhe ngacmimet seksuale, ndërsa kjo do të përfshijë të gjithë personat dhe gratë, përfshirë edhe “punëtorët e seksit”, tha Arsovski. /Nistori/