Përleshje ndërmjet dy personave në Tetovë, theret me thikë njëri prej tyre 

    Rruga e Ilindenit në Tetovë / Fotografia: Lavdrim Zendeli

    Sonte në Tetovë rreth orës 18 në rrugën e Ilindenit ka ndodhur një zënkë ndërmjet dy personave të moshës mbi 35, me ç’rast situata ka agravuar dhe njëri prej tyre është therë me thikë. Nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të lënduar, raporton Nistori.

    Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme policia, prokuroria dhe ambulanca mjekësore.

    Sipas informacioneve të Nistorit, zënkës i kanë paraprirë disa mos marrëveshje të pazgjidhura më herët. Nistori informon se dorasi tashmë është arrestuar. /Nistori/

    KOMUNIKATA E SPB TETOVË:

    Sot (27-janar) rreth orës 21:45, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarit D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë e ka lënduar 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova. Lëndimit i ka paraprirë një debat verbal mes tyre dhe F.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

    Lajmi Paraprak

    Tetova, Gostivari dhe Zhelina borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj Rusinos

    Lajmi i rradhës

    Premtimet “ambicioze” të Kovaçevskit, të parealizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë